Bismi hi Te ala


    54.Suretu El Kamer

    Share
    avatar
    SHEBBIR

    Broj komentara : 1409
    Mjesto : Dunja
    Registration date : 08/11/2008

    54.Suretu El Kamer

    Mesazh nga SHEBBIR prej Fri 25 Nov 2011 - 22:47

    54.Suretu El Kamer

    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    1. Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
    2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”
    3. Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.
    4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
    5. Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
    6. Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
    7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.
    8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.
    9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim.
    10. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
    11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
    12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar.
    13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
    14. Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
    15. Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
    16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
    17. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim?
    18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
    19. Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë.
    20. I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
    21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
    22. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
    23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
    24. E thamë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!”
    25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
    26. Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
    27. Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.
    28. Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
    29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
    30. E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
    31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë , e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).
    32. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
    33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
    34. Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
    35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
    36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
    37. Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
    38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
    39. Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
    40. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
    41. Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje.
    42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
    43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
    44. A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”
    45. Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
    46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
    47. S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
    48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuanie dënimin Sekar”. (emër i një Xhehennemi).
    49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
    50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
    51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
    52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
    53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
    54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.
    55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).

      Ora është Wed 13 Dec 2017 - 0:49