Bismi hi Te ala


    86.Suretu Et Tarik

    Share
    avatar
    SHEBBIR

    Broj komentara : 1409
    Mjesto : Dunja
    Registration date : 08/11/2008

    86.Suretu Et Tarik

    Mesazh nga SHEBBIR prej Sun 25 Oct 2009 - 22:52

    86.Suretu Et Tarik

    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
    2. E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
    3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
    4. Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
    5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
    6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
    7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
    8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
    9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
    10. E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.
    11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
    12. Edhe kohën që qahet për bimë.
    13. Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.
    14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
    15. Ata vërtetë bëjnë kurtha.
    16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
    17. E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.

      Ora është Wed 13 Dec 2017 - 0:49